Një apartament në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës.
Mësohet se nga zjarri banesa është shkrumbuar, ndërkohë që është rrezikuar edhe jeta e banorëve të shtëpisë, ndërsa një vajzë u asfiksua duke u dërguar menjëherë në spital.
Banesa e cila u përfshi nga flakët është në pronësi të Baftjar Zyberit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.