Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetEmerohet drejtori i ri i spitalit te Shkodres/ Karriera dhe CV e...

Emerohet drejtori i ri i spitalit te Shkodres/ Karriera dhe CV e Shkodranit(Emri)

-

Vilson Masmalaj eshte drejtori i ri i spitalit rajonal te Shkodres. Ai eshte shpallur fitues i konkursit te organizuar nga ministria duke marre vendin e pare me 72 pike. Masmalaj eshte prej vitesh pjese e partise Socialiste.

Ne gare ishin 7 persona.

Vilson Masmalaj ka lindur në Shkodër, në 10 Prill 1980. Ka përfunduar bachelorin në Menaxhim–Administrim Biznesi, Universiteti New York Tirana, në qershor të 2006 dhe më pas ka përfunduar një Master Shkencor në Administrim Publik pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në tetor të 2013.

Aktualisht administron një kompleks blegtoral në Shkodër. Nga viti 2014-2016 ka punuar në Departamentin e Financës tek FSDKSH. Përreth dy vite, nga 2011-2013 ka punuar në Zyrën Rajonale të Shërbimit Turistik në Shkodër. Nga tetori i 2007 deri në qershor 2009 ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Kulturës Kombëtare Tiranë, MTKRS. Përveç se në sektorin publik, ai ka punuar edhe në sektorin privat si asistent, menaxher dhe këshilltar. Z. Masmala është anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë. Ka punuar në shumë projekte kërkimore, si brenda dhe jashtë vendit.

Njohës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe italiane.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts