Gjenden dy predha nga femijet,policia: Njera prej tyre rrezikon te shpertheje

0
874

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kukës, ku një grup fëmijësh kanë gjetur dy predha të kalibrit të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 në Kukës, ku disa fëmijë po i transportonin me një karrocë.

 

 

Pas sinjalizimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i ka bërë një këqyrje predhave, nga ku ka rezultuar se njëra prej tyre kishte plasaritje dhe rrezikon të shpërthejë.

Menjëherë policia ka krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa fëmijët janë pyetur ku i kishin gjetur predhat. Madje dyshohet se fëmijët kanë tentuar të çmontojnë predhat. Ndërkaq pritet të mbërrijnë forcat xheniere nga Tirana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here