Jozefina Topalli jashtë Kuvendit/ Deputetja e Shkodrës: I dobishëm ndryshimi i elitave në PD

0
1382

Nga Valentina MADANI

 

TIRANE- Izmira Ulqinakun, jeta mes Tiranës dhe Shkodrës e ka afruar më shumë me njerëzit. Politikën e nisi kur ishte 18 vjeçe dhe jo rastësisht arkitektja që kishte punuar në Bashkinë e Shkodrës u gjend në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së. Por, befasitë ndodhën kur 26- vjeçarja hyri për herë të parë në Parlament.

Mbesa e dëshmorit Nazmi Kryeziu, që mbeti i vrarë në masakrën e 2 prillit në Shkodër, nuk do ta mendonte kurrë që një ditë Parlamenti ku ajo tashmë bën pjesë do drejtohej nga ai që kishte qenë në krye të Ministrisë së Brendshme kur ndodhi vrasja e të afërmit të saj.

Deputetja e PD-së tregon për “Gazeta Shqiptare” edhe për njohjet me ish-deputeten Jozefina Topalli, ndërsa vlerëson se “një ndër gjërat më të dobishme në një demokraci është ndryshimi i elitave, besoj se do të ketë Parlamenti dhe politika më shumë frymëmarrje”.

Nga arkitekte, në politikë. A ishte i vështirë ky kalim për Izmira Ulqinakun?
Për mua arkitektura dhe politika ecin paralelisht. Janë dy dashuri që s’mund t’i ndaj. E përbashkëta e tyre është planvendosja. Si qëndron objekti në zonë është ekuivalente me atë sesi politika duhet të përshtatet me qytetarët e vendit. Ndërtimi dhe vizioni janë elementet bazë të arkitekturës dhe politika mbi këto elemente ngrihet, ose duhet të ngrihet, ndërtim dhe vizion. Ndërsa të qënurit zëdhënëse më ka ndihmuar shumë, pasi ka qenë një lloj shkolle politike për mua.

Cilat janë lidhjet tuaja me Partinë Demokratike?
Unë kam lindur në 1991, viti kur u ndjenë hapat e para të Partisë Demokratike. E them këtë, pasi jam ndjerë gjithmonë pjesë e Partisë Demokratike. Kam lindur në një familje të djathtë historikisht, ish-të persekutuar. S’kishte si të isha ndryshe edhe unë. 18 vjeçe u bëra pjesë e strukturave të PD-së në Shkodër, me dëshirën e madhe që t’i bashkohem partisë së lirisë së individit.

Shumëkush ato ditë mendoi se ju e zëvendësuat Jozefina Topallin në Shkodër, pasi ajo mbeti jashtë listës së kandidatëve për deputetët. Ka diçka të vërtetë në këtë rast dhe cila është njohja juaj me Topallin?
Nuk besoj se votuesi demokrat në Shkodër të jetë i lidhur me emra të veçantë. Mjafton të kujtojmë se Partia Demokratike vazhdimisht ka pasur ndryshime të mëdha në listat e deputetëve, apo emrat e kryetarëve të bashkisë në Shkodër (besoj se më shumë se kudo tjetër) dhe ka fituar gjithmonë. Unë jam njohur me Znj.Topalli që kur kam qenë në forum rinor. Ajo ka sjellë një kontribut të madh në politikën shqiptare, por siç e përmenda, listat e deputetëve kanë pësuar çdo herë ndryshime. Një ndër gjërat më të dobishme në një demokraci është ndryshimi i elitave, besoj se do të ketë Parlamenti dhe politika më shumë frymëmarrje.

Shkrimin e plotë e lexoni në Gsh.al:

http://www.gsh.al/2017/11/20/topalli-jashte-kuvendit-ulqinaku-dobishem-ndryshimi-elitave-ne-pd-zgjedhja-e-rucit-e-neveritshme/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here