Saturday, August 24, 2019

Ndërhyrja në emergjenca, ministrja e Mbrojtes: Mbështetje për efektivët tanë

321
0

Ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka vizitoi Detashmentin e Mbështetjes Rajonale në Burrel, efektivët e të cilit përballojnë operacionet e kërkim – shpëtimit dhe Emergjencat Civile për qarkun e Lezhës dhe për qarkun e Dibrës.

“Unë e them me shumë krenari që ne ofrojmë sot atë që askush tjetër nuk mund ta ofroj. Ne jemi ata, FA janë ata të cilët ndërhyjnë kur të gjithë të tjerët dorëzohen, kur të gjithë të tjerët ngrenë duart sepse nuk mund të bëjnë asgjë në kushtet kur Emergjencat Civile në kushtet e izolomit të motit, të disa qendrave të banuara, të cilat kanë nevojë për përkujdesin tonë edhe për gjithë angazhimin tonë për t’i adresuar. FA bëjnë  atë që nuk e bën dot pushteti vendor, që nuk e bën dot pushteti qëndror dhe mesazhi që ne kemi është që do të jemi kurdoherë në krahë të qytetarëve në ditën e tyre më të vështirë”, tha Ministrja Xhaçka.

Edhe bluzat e bardha në Forcat e Armatosura do të jenë pranë komunitetit, veçanërisht, në qendra shëndetësore ku nevojat për asistencë mjekësore janë të mëdha, kryesisht për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte në qendrën shëndetësore të njësisë administrative, Komsi (Burrel) ku mjekët dhe infermierët në uniformë në Forcat e Armatosura kanë asistuar stafin mjekësor.

“Mjekët dhe infermierët në uniformë do të jenë gjithë kohën të shpërngulur nga një zonë në tjetrën, për të plotësuar nevoja në staf mjekësor edhe infermierë atje ku do të ketë nevojë. Siç bëmë këtu në Komsi,ku kontribuam me bazë materiale të nevojshme për qendrën shëndetësore, ashtu do të bëjmë edhe në qendra të tjera, me dëshirën e madhe për të përmirësuar,  jo vetëm cilësinë e shërbimit por edhe për të mbështetur mjekët edhe infermierët heroikë në këto zona. Do të jemi në çdo fshat, për të plotësuar ato nevoja të domosdoshme, kryesisht në zona të thella dhe të vështira të vendit tonë”, tha Ministrja Xhaçka pas takimit me efektivët e Forcave të Armatosura.

Qendra Shëndetësore Komsi i shërben 6 mijë banorëve të fshatit. Mjekët dhe inermierët në uniformë të Forcave të Armatosura, do të vijojnë të ndihmojnë të gjitha zonat për të plotësuar nevojat në stafin mjekësor si edhe për të kontribuar me bazën materiale të nevojshme.

LEAVE A REPLY