Patozi kujton Sokol Olldashin,i cili u nda nga jeta 4 vite me pare

0
977

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi ka kujtuar sot Sokol Olldashin, i cili 4 vjet më parë u nda nga jetë në një aksident.

Në një postim në facebook, Patozi ka publikuar një foto me të ndjerin rreth 20 vite me parë.

ja çfarë shkruan Astrit Patozi

Është shkrepur rreth 20 vjet më parë, në redaksinë e gazetës “Albania”.
Atëherë, “kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë”.
Ka qenë kjo një shprehje, që e përdornim shpesh me shaka për të kujtuar të shkuarën dhe injoruar rrjedhjen e viteve.
Nuk e mbaja mend fare që ekzistonte, pasi asnjëri prej nesh nuk ka qenë i dhënë pas fotove.
Merita për “zbulimin” e saj i takon Irta Patozit, e cila e kishte gjetur rastësisht në turrën e fotografive të vjetra.
Por meqë është kopje e vetme, sot ia dorëzova kokëulur Kozetës.
Sepse asaj i takon që ta ketë, si e vetmja bankë e sigurt për të gjitha “pasuritë”, që trashëguam prej Sokol Olldashit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here