Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka qenë i pranishëm në Francë për një takim me homologun e tij Gerard Collomb.
Lajmin e bën të ditur vetë ministri nëpëmjet një statusi në Twitter, ku ka postuar një foto duke shtrënguar duart me ministrin e Brendshëm francez.
“Jemi shumë të kënaqur nga zhvillimet pozitive që nga takimi ynë i fundit në korrik. Faleminderit për bashkëpunimin e shkëlqyer të vendosur mes nesh,” mësohet të ketë thënë Collomb sipas statusit të Xhafaj.
Gerard Collomb që prej majit të vitit 2017 mban postin e ministrit në Francë.