Sunday, June 16, 2024
HomeAktualitetPërplasje mes të përndjekurve dhe deputetit: Poshtërim ajo që…  

Përplasje mes të përndjekurve dhe deputetit: Poshtërim ajo që…  

-

Ish-të përndjekurit politikë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike janë bërë pjesë e një debati në lidhje me politikat që e djathta ka marrë gjatë kohës që ka qenë në pushtet për këtë shtresë.

Në konferencën “Ditët e Kujtesës”, të organizuar nga Jonila Godole, drejtoreshë ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, në bashkëpunim me fondacionin “Konrad Adenauer”, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka shpjeguar nismat e ndërmarra nga PD në vite për shtresën e ish-të përndjekurve dhe ligjin që po përgatitet për përndjekjen penale të krimeve komuniste.

Përfaqësuesit e shtresës së ish-të përndjekurve politikë shprehën hapur pakënaqësinë për mënyrën e trajtimit nga Partia Demokratike duke vendosur shenjën e barazisë me të majtën.

Deputeti i PD ka kërkuar: “Mos na barazoni me të majtët, bëmë ligjin për dëmshpërblimin në 2007”. Alibeaj ka pranuar dhe renditur edhe dështimet dhe ato që nuk munden të bëjnë dot.

Sokol Mirakaj (ish-i përndjekur politik) ka reaguar duke thënë: “Me të vërtetë, ajo që u bëtë ish-të përndjekurve ka qenë një poshtërim që u keni bërë”. /Panorama/

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts