Friday, June 14, 2024
Home Kronika Burg për jetë për “Kasapin e Bosnjes” Mlladic, Gjykata e Hages jep...

Burg për jetë për “Kasapin e Bosnjes” Mlladic, Gjykata e Hages jep vendimin

0
930

Ratko Mlladiç shpallet fajtor për krime lufte.  Ai është  dënuar me burgim të përjetshëm sot nga Gjykata e Hages.

Më herët ai u nxor  jashtë sallës ku pritet të jepet vendimi  për akuzat e tij për krime lufte. Ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës i bërtiti gjyqtarit i cili po lexonte vendimin.

Dëbimi i tij ndodhi pasi gjykatësi refuzoi një kërkesë nga avokati i tij për të shtyrë seancën për arsye shëndetësore.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiç është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.

Mlladiç mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Vendimi për Mlladiçin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat Ballkanike në vitet e 90-ta.

Ndër të tjera Mlladiç, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.

Mlladiç i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here