DENONCIMET NË PORTALIN E RAMËS SHKARKOJNË NGA PUNA TRE ZYRTARË TË HIPOTEKAVE, MINISTRJA GJONAJ BËN PARALAJMËRIMIN E FORTË

0
1188

 

Denoncimet në portalin e hapur nga kryeministria “Shqipëria që duam” në shërbim të platformës së bashkëqeverisjes ka shkarkuar nga puna tre zyrtarë të Hipotekave në Fier dhe në Tiranë.

Dy ankesa të vërtetuara të qytetarëve kanë shkarkuar një jurist në ZRPP në Fier dhe dy specialistë në Tiranë, të akuzuar për abuzim me detyrën dhe shkelje të së drejtës së qytetarëve. Rastet i bëri të ditura ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat.

“Dua të bëj publike rastet e dy ankesave nga qytetarët në platformën e qeverisjes, lidhur me mosveprimet e zyrtarëve në hipoteka. Kam urdhëruar hetimin e detajtuar për këto raste, si dhe masa ndëshkimore për personat përgjegjës. Rasti i parë është denoncimi i zonjës Mema. Ajo ka bërë një ankesë në portalin “Shqipëria që duam” më datë 29 tetor për zyrën e ZRPP në Fier. Ajo kishte aplikuar për rivlerësim të pronës që në maj 2017. Është kontaktuar me zyrën qëndrore në hitpoteka dhe në 10 nëntor 2017 zyra rajonale ka lëshuar certifikatën e pronësisë. Qytetarja fitoi të drejtën e saj. Për këtë i kërkoj ndjesë dhe kam kërkuar masë ndëshkimore me përjashtim të zotit Myrto, jurist në zyrën e Hipotekës për abuzim me detyrën dhe shkelje të së drejtës.

Rasti i dytë është i një zonjë nga Tirana, zonja Bajrami. Dokumentet e saj kishin mbetuir pa firmosur për një kohë të gjatë në ZRPP në Tiranë. Pas denoncimit me ndërhyrjen në zyrën e hipoteka janë marrë masa menjëherë. I kërkoj ndjesë qytetares për vonesën, si dhe kërkova masë ndëshkimore me përjashtim nga zyra dy specialist për abuzim me detyrën dhe për shkelje të së drejtës së qytetarëve”, u shpreh Gjonaj.

Ministrja ka bërë edhe një paralajmërim të fortë për të gjithë punonjësit e institucioneve në varësi të ministrisë së Drejtësisë.

“Paralajmëroj të gjithë drejtuesit, punonjësit e hipotekave për shkarkim menjëherë nga detyra kur vërtetohen vonesa prej tyre. Ky angazhim nuk do ketë fokus vetëm hipotekat por të gjitha institucionet në varësi të ministrisë që drejtoj”, tha Gjonaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here