EUREPORTER FLET PËR NJË BURIM PRANË RAMËS: BASHA PO PENGON ÇELJEN E NEGOCIATAVE

0
860

 

Eureporter përmes një artikulli analizon letrën që kryeministri Edi Rama u dërgoi 28 liderëve të BE të cilët i ftonte të jepnin ndihmesën e tyre në luftën e Shqipërisë kundër baroëve të drogës.

Martin Bank i Eureporter e nis artikullin e tij duke cituar kryeministrin Edi Rama që thotë se “Shqipëria nuk është më kryeqyteti i kanabisit” në Europë duke u ndalur më pas te letra që Rama u ka dërguar 28 liderave të BE për luftën kundër drogës.

Por ndër të tjera bie në sy nmjë paragraf që flet për një burim të afërt me kryeministrin  Rama i cili akuzon kreun e PD se po pengon çeljen e negociatave për Shqipërinë në BE.

“Në burim i afërt me kryeministrin iu drejtua Lulzim Bashës, kreut të Partisë Demokratike  në Shqipëri, e cila është akuzuar për drejtimin e një fushate që ka si qëllim të diskreditojë përpjekjet e qeverisë kundër drogës. Burimi tha, se ‘Mediat pranë Bashës po përpiqen të diskreditojnë përpjekjet tona, por me këtë mund të rrezikojmë negociatat me BE-në”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here