Lu: SHBA mbështet shpresën e popullit shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar

0
849

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu mori pjesë në një ceremoni të organizuar në 100-vjetorin e themelimit të “strehës së parë vorfnore” në Shqipëri.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe presidenti Ilir Meta, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e qytetarë të shumtë.

Ndër të tjera, Lu tha se kjo strehë është ngritur me ndihmën e amerikanëve të ardhur në Shqipëri 100 vite më parë.

“100 vjet më parë amerikanët erdhën këtu për të ndihmuar strehën vorfnore. Meqë jemi edhe afër me godina, i urojmë komshiut tonë të dashur edhe 100. SHBA mbështet shpresat e Shqipërisë përmes fuqizimit të FA, luftës kundër krimit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike, përfshirë edhe ato që janë bërë më të forta nga reforma në drejtësi”, u shpreh Lu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here