Policia italiane ka ndaluar dje në Leçe një 30-vjeçar shqiptar, rezident në Lizzanello që lëvizte më një “Renault twingo”.
I riu është ndaluar për një kontroll nga ku ka rezultuar se nuk kishte siguracion, por pas kontrollit të imtësishëm në makinë, u gjetën 500 gram marijuanë dhe 6 gram hashash.
Policia italiane i vuri prangat shqiptarit të dyshuar si shpërndarës droge.