Të premten, Shqipëri-Poloni në “Loro Boriçi”

0
1259

Trajnerët Grima dhe Sinani, optimist për rezultat pozitiv

Dy ditë pas sfides Vllaznia-Lushnja e vlefshme për javen e dhjetë të Superiliges së futbollit shqiptar stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodres do të presë ndeshjen ndërkombëtare të futbollit të femrave, Shqipëri-Poloni. Takimi në fjalë që luhet për llogari të eliminatoreve të botërorit “France 2019” është planifikuar të fillojë në orën 17.00. Ajo që e bën të veçantë kombëtaren kuqezi të femrave ka të bëjë me faktin se stafi drejtues është i tëri shkodran, duke filluar nga trajneri i parë Armir Grima, kolegu i tij Vioresin Sinani, trajneri i portjerëve Elis Legata, mjeku sportiv, Zyhdi Çoba, ndërkohë që baza kryesore e kombëtares është nga futbollistet e Vllaznisë.

Krahas Shqipërisë dhe Polonisë, në grupin eliminator të botërorit “France 2019” bëjnë pjesë në grupin edhe kombëtaret e Skocisë, Bjellorusisës dhe Zvicres, ku me këtë të fundit kalendari e përballë në transferte në fundin e muajit nëntor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here