Drejtuesi i ri i Spitalit te Shkodres, mblidhet keshilli i mjekeve…

0
1412

 

Mjeket i drejtohen Ministrise, Nuk duam drejtues partiak

Ende pa u emeruar, drejtori i ri i spitalit rajonal Shkoder, ka sjelle polemika ne rradhet e bluzave te bardha.Komisioni mjeksor ne Shkoder nuk eshte dakort me perzgjehdjen qe eshte bere per drejtuesin e ri te shendetesise. Ky komision i kryesuar nga Gezim Galiçi, ka zhvilluar nje mbledhje urgjente ne te cilen kane nxjerre edhe konkluzionet. Deklarata i eshte drejtuar zevendes-kryeministres Senida Mesi, Ministrit te jashtem Ditmir Bushati Ministrise se shendetesise si dhe deputeteve te qarkut. Deklarata e siguruar nga tv1 channel dhe ne perberje te saj thuhet:

“Perzgjedhja e drejtuesve te spitalit nepermjet nje konkursi te hapur ku konkuronin nepermjet vc dhe projekteve ka qene  i miratruar nga ne duke i dhene fund perzgjedhjes se rastesishme te kandidateve qe nuk perfaqesojne traditen e mire te spitalit rajonal Shkoder e as kontributin e shume mjekeve te ketij spitali.Por fakti qe pas konkursit u deshen 3 jave per perzgjehdjen e tij, kompromenton gjithcka dhe ve ne dyshim faktin se perzgjedhja nuk eshte keryer sipas kritereve por sipas oreksit politik. Kerkojme nga ministria qe te na beje te ditur si ka ardhur vendimi i perzgjehdjes se titullarit te spitalit Rajonal Shkoder dhe bazen e ketij klasifikimi.”

Tashme eshte e qarte qe perzgjedhja e drejtuesit te spitalit rajonal shkoder, jo vetem qe nuk ka qene e duhura per mjeket e ketij spitali, por edhe veshtire qe te pranohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here