Gjosha: Ky buxhet rrënon më shumë familjet shqiptare. Nuk ndalemi deri sa të ndajmë politikën nga krimi

0
734

Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ka dalë sot para mediave ku ka falënderuar gratë dhe vajzat që morën pjesë në Konventë një ditë më parë.

Ajo tha se ndihet e prekur nga vendosmëria e tyre për t’i bërë ballë një situate që është krijuar në familjet shqiptare. Ajo tha se buxheti i 2018 rrënon më shumë ekonominë në familjet shqiptare.

“Falënderoj nga zemra vajzat dhe gratë e Lëvizjes së Gruas për Integrim që morën pjesë në Konventën e djeshme. Jam shumë e prekur jo vetëm nga prezenca e tyre por nga vendosmëria e tyre për t’i bërë ballë një situate që është krijuar për familjet shqiptare. Ky buxhet rrënon akoma më shumë ekonominë në familje. Dua t’i siguroj gratë dhe vajzat se ky është vetëm fillimi i marshimit dhe se nuk ndalemi deri sa politika të ndahet nga krimi”, deklaroi Gjosha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here