Izraelitët befasohen në Theth: Natyra magjike shqiptare

0
2798
Një grup gazetarësh izraelitë kanë realizuar së fundmi një reportazh në fshatin turistik të Thethit.

Duke e cilësuar një vend magjik, në reportazh përshkruhet mënyra e jetesës në Theth, kultura e trashëguar, gojëdhënat, eposi, por mbi të gjitha kulinaria vendase.

Gazetarët kanë bujtur në kullat e malësorëve, kanë ndjekur nga afër amvisat vendase teksa përgatisnin ushqimet tradicionale të kësaj zone.

Gazetarët janë befasuar nga disa virtyte të veçanta të zonës që janë ruajtur ende në këtë zonë të largët të Shqipërisë. Vet zona e Thethit gjendet në qendër të vendbanimeve të hershme të Labeatëve.

Thethi është vendbanim shumë i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike.

Thethi për herë të parë shfaqet i dokumentuar në Defterin e regjistrimit të  sanxhakut të Shkodrës, në vitin 1485, me emrin Fusha dhe në atë kohë kishte vetëm 7 shtëpi të mëdha.

Me kalimin e viteve që nga viti 1968 e në vazhdim, u  hapen disa qendra të tjera turistike dhe do të ndërtohen godina, hotele e shumë objekte të tjera, që do të prisnin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Evropa Lindore për 35 vjet rresht.

Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri në 600 vetë dhe në dimër mbi 400 vetë, mesatarisht 1 pushues për 1 banor. Në vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombëtar””.

Sot është një nga pikat turistike më të frekuentuara nga vendasit dhe turistët e huaj. Aty ndodhen hotele dhe bujtina që presin dhe strehojnë vizitorët dhe pushuesit.

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve Shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.

Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit, Parku Kombëtar i Thethit  është  pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, ku  përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here