Një grup shqiptarësh ishin kthyer në problem madhor për banorët e Avellino-s në Itali. Në disa prej lagjeve të qytetit italian, qytetarët vazhdimisht raportonin për vjedhje që kryheshin, kryesisht gjatë kohës që ata nuk ndodheshin në shtëpitë e tyre.
Që pas denoncimeve të shumta, autoritetet italiane nisën hetimet që rezultuan me shkatërrimin e një bande “skifterësh” shqiptarë.
Dy prej tyre kanë përfunduar në pranga, ndërsa i treti ka mundur të arratiset. Pjesë e bandës së shqiptarëve ishte dhe një serb.
Pas hetimeve më të thelluara të bëra nga policia italiane, doli se ata ishin autorët e një numri të madh grabitjesh të bëra në Avellina, dhe në provincat e saj muajt e fundit.
Pasi vidhnin banesat nëpër fshatra, njëri prej tyre rrinte në rrugën kryesore me makinë. Pjesën e rrugëve dytësore ata e bënin në këmbë gjatë natës kryesisht për të mos rënë në sy, dhe më pas takoheshin me personin që i priste me makinë.