Peleshi: Përfitimi i fermerëve nga subvencionet i ulët, do bëjmë reformë

0
1016

Përfitimi i subvencioneve nga fermerët shqiptarë mbetet në nivele të ulta për shkak të procedurave që duhet të plotësojnë për tu kualifikuar. Nisur nga kjo ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka deklaruar në komision e Ekonomisë  se janë marrë masat për të ulur procedurat. Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ngriti si shqetësim çertifikimin e produkteve shqiptare. Kreu i bujqësisë deklaroi se çertifikimi do vijoj por njëkohësisht ka edhe kosto.

Fermerët shqiptarë po marin gjithmonë e më pak subvencione si rezultat i procedurave të komplikuara. Ministri i Bujqësië Niko Peleshi e ngriti këtë shqetësim gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë ku njoftoi se do të ketë një reformim të këtij procesi për të ndryshuar situatën.

Kreu i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe kërkoi më shumë vëmendje për çertifikim e produkteve shqiptare pasi shumë fermerë po penalizohen. Braçe mori si shembull pataten shqiptare e cila nuk mund të tregtohet jashtë vendit.

Ministri i Bujqësisë tha se ky proces do vijoj edhe me mbështetjen ndërkombëtare.

Buxheti i vitit 2018 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është rritur me 15%, në krahasim me vitin 2017, ndërsa në total kap vlerën e 10.9 miliard lekëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here