Prokuroria kërkon sekuestro të pronave të Klemend Balilit

0
967

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata vendosjen e sekuestros për disa prona të familjes së Klement Balilit, ish-kreut të Transporteve në Sarandë, i dyshuar si trafikant droge. Balili është ende person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare, pasi dyshohet se drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës drejt Europës.

 

 

Por tashmë kur ka kaluar një vit nga verifikimi i pasurisë së familjes së Klement Balilit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar vendosjes e sekuestros preventive për mostjetërsimin e disa pronave të kësaj familje, mes tyre edhe për resortin turistik “Santa Quaranta”.

Pjesë e kërkesës së prokurorisë janë disa prona, si troje, dyqane, shtëpi private, dhe disa partamente në Sarandë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here