Rama: 80.000 punësime të reja përmes Zyrave të Punës

0
786

 

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në një sipërmarrje të re në Tiranë, ku janë punësuar 300 burime të reja njerëzore, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet biznesit privat dhe zyrave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

“Si pasojë e mungesë së infirmomit, të dëshirës për të punuar, duke mos e refuzuar punën në sektorin privat, që është një problem më vete në shoqëritë e mbarë rajonit, e vërteta është se në këtë fushë-betejë, ne kemi rezultate inkurajuese. Në krahasim me numrin e njerëzve që jetojnë me punë dhe që ishin pjesë e borderisë së tatimeve të Republikës, është bërë një rritje e konsiderueshme dhe e pamohueshme, nëse i referohemi fakteve dhe jo kur opinionet tona i shesim si fakte. Reformat që kemi ndërmarrë kanë dhënë rezultate dhe në këtë aspekt dhe posaçërisht, reforma e arsimit, duke i dhënë një shtysë të re arsimit profesional, është një reformë që ka nisur të japë frytet e para” – tha Rama.

Nëpërmjet zyrave të punës, falë shërbimit kombëtar të punës, dhe krijimit të një lidhjeje të re përmes këtij shërbimi dhe sipërmarrjes, ne numërojmë sot, mbi 80 mijë njerëz, që janë puënsuar vetëm nëpërmjet kësaj lidhjeje. Rreth 60 mijë të papunë kanë përfituar të paktën një kurs trajnimi falas në që qendrat e formimit profesional” – vijoi kryeministri.

Rama iu kthye edhe një herë plagës së mungesës së profesionistëve në tregun e punës.

“Dje më vizitoi një sipërmarrës që ka bërë një investim të konsideruhëm për përpunimin e metaleve dhe më tha se ka planifikuar 800 vende punë dhe deri më sot ka mundur të punësojë vetëm 170 persona, me një rrogë 45.000 lekë. Pyetjes sime se për çfarë arsye sipas tij ai nuk po arrin të plotësojë dot vendet e puëns me njerëz, i dha të njëtën përgjigje që mund ta marrësh nga çdo siopërmarrës në Shqipëri që ka të njëjtën përvojë. Nga njëra anë është mungesa e kualifikimittë krahut të puëns dhe nga ana tjeër mungesa e dëshirës për të punuar e për t’u lodhur në sektorin privat. Ka shumë njerëz që nuk duan ta besojnë, por është fakt. Është fakt që nëse nuk ekziston një shqiptarë i vetëm që t’i bëjë naze puëns më të rëndë jashtë kufijve, këtu brenda janë një në dy që duan punë, por jo të punojnë. Duan punë, por ne shtet, jo privat. Duan punë, por me orë të tëra të lira, për t’u marrë me punën tjetër të rëndësishme që janë llafet e muhabetet pa bukë” – theksoi kreu i qeverisë.

Lidhur me nivelin e pagesave të punonjësve, Rama pranoi se pagat mbeten ende shumë të ulëta.

“Ne e shohim si sfidë punën e mirëpaguar, e mirëshpërblyer. Këtu kemi ende një mal të tërë për të ngjitur. Kur mendon se 800 kompanitë më të mëdha në vend deklarojnë se 42% e punonjësve të tyre marrin 30.000 leke dhe shkruajnë në librat e llogarive inxhinier 30.000 lekë, është një farsë e papranueshme, që ne nuk do ta pranojmë më. I bëj thirrje këtyre kompanive, se nuk mund t’i shmangen detyrimeve ndaj shtetit, duke iu cënuar këtyre shtetsave pensionin dhe të drejtën për të marrë sigurim shëndetësor në falë të punës. Janë gënjehstra, që duhet të marrin fund. Punonjësi ka një cash sot në të zezë, që është rrënimi nesër në sigurime dhe pension. Ky është krim ehde ndaj shtetit. Mirëpagimi i punës ka edhe rritjen e pagave në sektorin privat si refleks i rritjes së pagave që kemi bërë në sektorin publik. Fakti që këtu sot, në këtë sallë, ka afro 300 vajza, djem, gra burra, që sot punojnë si rezultat i ndërveprimit me zyrën e punës, bën që sot të ketë 80 mijë njerëz në 4 vjet nga ky ndërveprim, tregon se realiteti i fakteve në këtë terren të vështirë të lufëts së papunësisë, është një terren që ka shumë më teëpr optimizëm” – tha shefi i Këshillit të Ministrave.

Ka vende të lira pune të të gjitha kategorive, sipërmarrjet këkrojnë ndihmë që të mund të plotësojnë këto vende të lira pune, që nga niveli më i lartë i pagave, deri te pagat më të ulëta, për ata që s’kanë as diplomë as shkollë, por janë të gatshëm të punojnë.  Për ne të mençurit shqiptarë diplomë është juridiku, zanatet janë për budallenjtë zviceranë, gjermanë e francezë. U hapën universitete me emra prestigjozë xhevahires dhe qelqesh të çmuara dhe dolën të gjithë juristë. Krijuam numrin më të madh të juristëve për metër katror në botë dhe krijuam ushtrinë më të madhe të të dëshpëruarve në moshën 30–vjeç”– tha ndër të tjera kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here