Tafili: Fitore me vlerë psikologjike ndaj Lushnjes…

0
866

Mesfushori kuqeblu: Do t’ia dalim edhe me Luftëtarin

Një fitore që më shumë se gjithçka kishte vlerat psikologjike e ka vlerësuar tre pikëshin e marrë ndaj Lushnjes mesfushori kuqeblu, Alsid Tafili.

Përballjen në fundjavë me Luftëtarin, Tafili e konsideron edhe më të vështirë, ndaj bën apel që duhet harruar Lushnja dhe të shfrytëzohet kalendari me tre ndeshje brenda.

Më tej, Tafili flet edhe për shpërdorimin e rasteve, ku për hirë të së vertetes ndaj Lushnjes ishin jashtëzakonisht të shumtë.

Për Tafilin, tashmë ka ardhur koha e ktheses për Vllazninë, por për t’ia arritur këtij objektivi ai kërkon edhe mbështetjen e tifozëve duke filluar që nga ndeshja e ardhshme me Luftëtarin ku Vllaznia kërkon marrjen e tre pikëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here