95 vite gjimnazi “28 Nentori”

0
2133

Perkujtohet pervjetori i shkolles qe beri historine

95 vite më parë do të hapte dyert ai që për vite me radhë, e padiskutim edhe sot mbetet një nga gjimnazet elitë të Shqipërisë, “28 Nëntori”, apo siç tradicionalisht e thërrasin gjimnazi i shtetit. Në gushtin e 1922 me 37 nxënësit e parë, katër mësues dhe një nëndrejtor, ai do të ishte edhe shkolla e parë laike në qytet. Përkujtimi i kësaj date të shënuar u bë me një konferencë të organizuar në mjediset e universitetit, e cila bashkoi mesues dhe ish mesues, nxenes, drejtues ndër vite dhe autoritete lokale e qëndrore.

Emocione në fjalën e saj shfaqi edhe zv/kryeministrja Senida Mesi si ish nxënëse e këtij gjimnazi. Bashkim për të mirën arsimit dhe mbështetje pa rezerva kërkoi edhe kryetarja e bashkisë Ademi.

Më pas nuk munguan referimet e protagonisteve, atyre që bënë historinë e gjimnazit, drejtuesit që vunë nga një tullë në kolonën e gjatë të sukseseve arsimore, nxënësit e dalluar etj. Shtypi i kohës shkruante për hapjen e gjimnazit te Shkodres: “Gjimnazi është problem jetik për shtetin dhe shkodranët duhet të krenohen me të. Gjimnazi i shtetit është me të vërtetë insituti i mesëm që kemi për faqe të bardhë në jetën e re të teknikës arsimore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here