Avokati Ngjela: Nese Rama nuk iken ka plane ogurzeza

0
887

Avokati Spartak Ngjela në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut komentoi situatën politike, që nga urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për 3 ish-zyrtarë të policisë si dhe qeverisja e Ramës.

Statusin e tij Ngjela e nis me një pyetje, nëse mund të quhet ky shtet për qytetarët.

 

Sipas avokatit, trafikantët po ikën nga vendi në panik, ndonëse po identifikohen ndërkombëtarisht.
Po ashtu, Ngjela tha se fakti që Rama nuk jep dorëheqje, sipas tj ka plane ogurzeza në mendje.

STATUSI I NGJELËS
Si mund të quhet ky një shtet për qytetarët dhe ky që është kryetar i qeverisë, një kryeministër europian!?
Ja situata:
l.
Gjendja ekonomikë është në rrënim; dhe nga qeveria paraqiten përqindje të rritura zhvillimi si kongreset e tiranisë Hoxha.
Vetëm borxhe dhe gjobitje drastike se shteti është pa para, por njerëzit e papunë duhet të hanë bukë me përqindjet e Ramës.
Pa prodhim dhe pa asnjë skemë investimi, se qeveria është e izoluar ngaqë po bllokon Reformën në Drejtësi.
Por, përveç këtyre, tani kemi përpara edhe një kryeministër të trembur deri në panik;
Sepse:
Trafikantët dhe krimi i rrugës i lidhur me pushtetin vendor në qytetet e mëdha po ikën nga vendi në panik.
Po identifikohen ndërkombtarisht oficerë policie të lartë të lidhur me trafiqet ndërkombëtarë.
Po kërkohet arresti i oficerëve të policisë, dhe ata largohen në arrati se lajmërohen.
Ndërkombëtarët po identifikojnë dhe të tjerë pushtetarë që po dalin nëpër hetimet masive të FBI-së
Askush nuk po kupton se çfarë po ndodh – por, ndonëse vetëm këto janë shumë të rënda; brenda këtyre, spikat rëndom edhe një kryeministër që justifikon gjithçka dhe flet përçart, por i trembur jo nga morali, por nga ligësia e tij kundër shqiptarëve.
Po pse, shqiptarët ia kanë fajin Ramës, që, i gjithë nën një pushtet cerebral psikik, kërkon të kompensojë dekompensimin e ligësisë së tij patologjike duke gënjyer shqiptarët.
Vetëm gënjeshtra dhe dizinformim. Nuk bën dot asgjë, por i gëzohet vegjetimit. Sigurisht, si çdo pushtetar i sëmurë.
Po ku është realisht kryeministri shqiptar?
ll.
Në fakt, ky kryeministër tani ka ikur, por ligësia nuk e lejon ta mendojë, dhe i jep një shpresë se mendon edhe Saliun si ndihmë.
Pse iu duhet shqiptarëve ky pafille, që të vuajnë ligësinë e tij?
Përse e do pushtetin ky kryeministër, që nuk e kupton se nuk ka më jetë politike, se këtej e tutje do dalin vetëm fakte kundër qeverisë së tij, dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt?
Pse; shqiptarët i thanë këtij që të bashkohej me botën e errët të krimit?
Pse, ende mendon ky se do të ketë një luftë rajonale që ta shpëtojë?
Pse, vërtet mendon me shpresë ky kryeministër rinor nga mendja, të destabilizojë Shqipërinë që ky me taborin e vet dhe Saliu me të vetin, të marrin të dy paratë e korrupsionit dhe të ikin edhe këta si nazistët në Amerikën Latine!?
Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeministër.
Po kush është ky?
Fakti që nuk jep dorëheqjen është një nga ata që po ikin që tani nga sytë këmbët.
Nëse nuk jep dorëheqjen, provon se ka plane ogurzeza në mendje.
Por, do të përfundojë shumë keq.
Ndërkombëtarët po identifikojnë dhe të tjerë pushtetarë që po dalin nëpër hetimet masive të FBI-së

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here