Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare u mblodh sot për të diskutuar lidhur me buxhetin për vitin 2018 për këtë sektor.
Nën drejtimin e kryetares së komisionit Ermonela Felaj, nuk kanë munguar debatet ndërmjet anëtarëve demokratë dhe atyre socialistë në këtë komision, përpara miratimit nen për nen të buxhetit.
Deputeti Flamur Noka kërkoi që t’i jepej fjala, edhe pse Felaj ja kishte dhënë Pjerin Ndreut
Noka kritikoi organizimin në sallë, ku disa të ftuar prej institucioneve po qëndronin në këmbë.
“Të pranojmë të ftuarit, jo të vijnë drejtues institucionesh sikurse na ruajnë ne” – tha Noka.
Felaj u shpreh se “kamerat janë të pranishme, i kemi respektuar të gjitha institucionet sepse i kemi patur një për një, shpresoj të akomodohen”.
Noka: Fjala është sot e jona por edhe e institucioneve. Nuk mund t’i themi akomodohuni kur s’i keni dhen asnjë haspësirë. Stafi duhet t’u gjejë zgjidhje. Ose të mbarojë Ministria e Mbrojtjes, pastaj vjen ajo e Brendshme e me radhë, kështu ka qenë gjithnjë.
Felaj: Kush janë më shumë se dy vetë nga institucionet, t’ua lënë vendin atyre të SHISH.
Ndreu: Në diskutimin nen për nen, duhet të evidentojmë për të gjitha institucionet se çfarë mendon komisioni i Sigurisë. Nëse flasim për MB-në, buxheti vazhdon të vijë në rritje çdo vit, kemi konkluduar dhe MB ëhstë në hamroni me atë që ka dhënë Mf dhe me mendimin tonë dhe nuk ka kërkesa të tjera shtesë. Po ashtu edhe MM, po ashtu ka rritje të ndjeshme, nuk kemi ansjë pretendim. Për SHISH, duhet evidentuar se me buhetin e ri ka rritje me 5.2%, por ka kërkesa dhe për diasa fionde të tjera për mallra-sherbime dhe investime. Ne do ta mbëhstesim prap këtë shërbim, për një shtesë fondi në shumën 2 mln euro, për blerjen e sistemit të grumbullimit dhe analizimit të institucionit.