Merr flakë papritur, shkrumbohet banesa në Lezhë (Foto)

0
837

Një banesë është djegur plotësisht në Lezhë. Banesa e Gjek Lekës ndodhet në afërsi të shinave të trenit në Ishull Lezhë.

Të gjithë familjarët kanë qenë në shtëpi, kur kanë konstatuar flakët dhe kanë dalë jashtë menjëherë duke shpëtuar mrekullisht.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë një shkëndijë elektrike. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes por çdo gjë ka qenë e kotë, pasi banesa është shkrumbuar dhe dëmet materiale janë të mëdha.

zjarr-ne-lezhe-6

zjarr-ne-lezhe2

zjarr-ne-;ezhe-5

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here