Mustafaj: Prokurori i Pergjithshem qe do te zgjidhet i perkohshem duhet te kete mbeshtetjen e te gjitha paleve politike

0
807

Ish-ministri i PD-së, publicisti dhe shkrimtari Besnik Mustafaj, thotë se Prokurori i Përgjithshëm që duhet të zgjidhet i përkohshëm në këtë detyrë, duhet të ketë mbështetjen e të gjitha palëve politike. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Mustafaj tha se mazhoranca duhet të tregojë vullnet për të përfshirë edhe opozitën në këtë proces.

 

Sipas Mustafajt, prokurori i përkohshëm duhet të tregojë këmbëngulje dhe angazhim për të vijuar çështjet që janë në proces.

“Në këtë tension që ka krejt opinioni publik, përtej skandaleve të denoncuara, por tashmë që faktuara, që lidhen me implikimin e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikës me elementë kriminale, zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm bëhet edhe më e vështirë. Është një çështje e ndërlikuar, delikate, pasi kërkohet që ky prokuror që vjen me vetëdijen se është i përkohshëm, duhet të ketë mbështetjen e të gjithë palëve. Ky prokuror i tranzicionit duhet të ketë mbështetje të gjerë që të vazhdojë këtë punë të nisur, por edhe të tjerat që ne nuk i dimë, me të njëjtën këmbëngulje dhe angazhim të madh. Opozita nuk ka një mekanizëm të tillë që të jetë faktor në zgjedhje e këtij prokurori. Por nëse mazhoranca nuk e ka këtë vullnet për të përfshirë të gjitha palët në këtë proces, atëherë do të ketë qëndrime të tjera”, u shpreh Besnik Mustafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here