Periodiku i Shkodrës për publikun e gjere, botime të 140 viteve më parë…

0
789

Gazeta, revista e buletine, qe nisen te  botohen ne Shkodër 140 vite me pare

Fillon me revistën “Elçia a Zemrës se Krishtit” botuar ne vitin 1881 dhe vazhdon deri me gazetat e revistat e ditëve te sotme. Janë ekspozuar kështu mbi 80 organe te shtypit, qe e kane zanafillën e botimit ne Shkodër rreth 140 vite me pare për te vijuar deri tek ato te viteve te fundit, ndonëse këto mjaft te paketa. Biblioteka “Marin Barleti” Shkodër afishon kështu për publikun e gjere pasurinë qe ruan me periodikun,  një vlere e jashtëzakonshme edhe për historinë kombëtare duke pasur ne vëmendje faktin se nga 112 revista, gazeta e buletine te botuara ne Shqipëri, se paku 80 prej tyre janë botuar ne Shkodër:

Lekiqi thote se periodiku qe ruhet ne bibliotekën “Marin Barleti” ka tërhequr dhe tërheqë gjithnjë vëmendjen e lexuesve,studiuesve e qytetareve te thjeshte, pasi përmban një kronologji te pasur te zhvillimeve te gjithanshme sociale, ekonomike, politike e kulturore te Shkodrës e me gjere:

Ekspozita me periodikun e Shkodrës do te qëndroje e hapur disa dite ne mjediset e bibliotekës “Marin Barleti” ku qytetaret kane mundësinë te njihen ne detaje jo vetëm me larminë e organeve te shtypit, por deri dhe me lajme, kronika e shkrime për gnjrje te rëndësishme ne historinë e Shkodrës e jo vetëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here