Policia zbulon planin e dy shqiptareve per tu arratisur nga burgu ne Greqi

0
1018

Plani i dy shqiptarëve për t’u arratisur nga burgu i Koridhalos në Greqi është kuptuar nga policia vendase e cila ka nisur hetimet për ata.

 

Shqiptarët u kapën duke filmuar dhe fotografuar hyrjen e burgut mbrëmjen e djeshme raportojnë mediat greke. Pas kësaj ngjarjeje, autoritetet fqinje dyshuan se ky ishte një plan për arratisje.

Të rinjtë shqiptarë,18-20 vjeç sapo kishin mbërritur me autobus nga Shqipëria. Ata shkuan direkt jashtë burgut të Koridhalos. Kurse një tjetër informacion i mediave greke sugjeron se dy shqiptarët po qëndrojnë në Athinë në zonën e Metaksurgio.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast dhe po e shqyrton çdo mundësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here