SHKB depoziton në Prokurori kallëzim për të zbardhur ngjarjen e 4 ish-drejtuesve te policise, pritet te arrestohet Sokol Bode

0
866

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i kërkon Prokurorisë të hetoje për dekonspirimin e operacionit për arrestimin e katër ish drejtuesve te policisë, të dyshuar si të përfshirë në  kultivimi dhe trafikimin e lendeve narkotike.

Pas dyshimeve se operacioni për arrestimin e katër ish drejtuesve te policisë  u dekonspirua, SHKB ka dorëzuar në prokurori një kallëzim  me emrat e të gjithë personave që kanë patur dijeni për operacionin duke kerkuar zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se në kallëzim  janë dhënë me detaje gjithe procedura e ndjekura,  që nga moment i mbërritjes së urdher- ndalimeve nga prokuroria  e deri në nisjen e operacionit për kapjen e tyre.

Ndërkohe një hetim lidhur me këtë çështje ka nisur edhe vete Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, duke verifikuar oficerët që ishin në dijeni për urdhrin dhe veprimet dhe kontaktet e tyre .

Një nga  katër  ish-drejtuesit  e Policisë që pritet të arrestohen pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është Sokol Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi; i dyti, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela  i treti, Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar dhe i katërti Enkeled Greku ish drejtues i postes së Selenicës. Të katër ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës gjatë viteve 2015-2016 dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Ndërkaq, mësohet se një prej ish-zyrtarëve është larguar jashtë vendit ndërsa tre te tjerët  nuk janë  gjetur ne banesa gjatë kontrollit të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here