Tetë ish-drejtorë në hetim, lejuan kultivimin e drogës

0
792

 

Veç tre ish-drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës edhe 8 zyrtarë të tjerë, ish-drejtorë policie dhe shefa komisariatesh, të cilët kanë qenë në detyrë ose edhe që janë akoma të veshur me uniformën blu janë nën hetim për dosjen “Habilaj”. Aktualisht janë nën hetim për trafik të lëndëve narkotike 8 ish-drejtorë qarqesh të Policisë Vendore ose shefash komisariatesh, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën duk favorizuar grupe kriminale në kultivimin e lëndëve narkotike.

Hetimi për prangosjen e ish-funksionarëve të lartë të uniformave blu pritet të shtrihet në rrethet, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastës, Durrës, Lezhë dhe Shkodër. Konkretisht, nga përgjimet e kryera prej palës Italiane në periudhën tetor 2013 e shtatori 2017, rezulton se edhe në kupolën e Policisë së Shtetit pritet të ketë zhvillime të reja, përsa i përket personave të hetuar.Pas urdhër ndalimit nga prokuroria e Krimeve të Rënda të 3 ish-drejtuesve të lartë të policisë vendore Vlorë, duket se hetimi për implikimin e zyrtarëve të tjerë të uniformave blu në trafikun e drogës vazhdon e rritet.

Habilajt dhe policia
Në përgjimet që kjo prokurori ka kryer, duket se janë administruar biseda ku përmenden zyrtarët e policisë së Vlorës, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me anëtarët e tjerë të grupit të “Habilajve”.Në dokumentacionin e mbëritur nga italia bëhet fjalë për një grup kriminal që janë të implikuar rreth 40 persona. Pikërisht në këtë dosje, ka dalë dhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili përmendet nga Habilaj, duke nënkuptuar që Tahiri ka dijeni për aktivitetin kriminal dhe madje i blejnë dhe byzylykë floriri për nënën dhe gruan e ish-ministrit të Brendshëm. Moisi dhe Florian Habilaj akuzohen për trafikimin e rreth 3.5 ton kanabis në drejtim të Italisë përgjatë viteve 2013-2017, kohë kur antimafia italiane i mbante në përgjim.

Përmendja e pagesave tek ish-minsitri
Në këto përgjime, dy vëllezërit por edhe bashkëpunëtorët e tyre në këtë rrjet të trafikimit kanë përmendur pagesa të bëra në adresë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe mbylljen e njërit sy nga strukturat e policisë lokale. Më 19 tetor, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e Tahirit, por Partia Socialiste e rrëzoi këtë kërkesë duke e cilësuar të pabazuar në prova. Situata juridike e Tahirit u vështirësua pas 1 nëntorit 2017, kur një partullë policie ndaloi 25-vjeçarin Orest Sota në afërsi të fshatit Balldren në Elbasan, ndërsa gjatë kontrollit të makinës së tij u gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta për drejtim mjeti lundrues të Tahirit. Avokatët e Sotës pretenduan se paratë i përkisnin babait të tij, biznesmenit Lefter Sota, por Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi se kishte dyshime se shuma prej 863 mijë euro i përkiste ish-ministrit Tahiri dhe kishte si burim aktivitetet kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here