Thethi, shpresa tek plani Alpeve, Ademi: Duhen akte normative

0
890

Ademi: Mblidhet ne 7-8 dhjetor ne Shkoder, duhet akte normative

Nuk e ka një zgjidhje konkrete për Thethin, edhe pse me problematiken e kësaj zone është njohur prej vitesh si ish prefekte dhe deputete e Shkodres. Sot kryetarja e bashkisë Shkoder Voltana Ademi e pranon se banorët e zonës turistike të Thethit janë proçeduar dhe ndëshkuar për kullat e rikonstruktuara pa leje, por nga ana tjetër kërkon vemendje nga shteti për të drejtën e pronësisë. Sipas saj për ta zgjidhur çeshtjen e mungesës së tapive, duhet akte dhe normativa të reja ligjore. E shpresën se diçka do të ndryshojë e sheh tek mbledhja e KKT-së në datat 7 dhe 8 dhjetor në Shkoder, ku do të miratohet plani i Alpeve Shqiptare.

Zona turistike e Thethit megjithë zhvillimin dhe vemendjen e marrë vitet e fundit, veçanërisht nga të huajt, ka të trashëguar nga sistemi komunist një problematikë të madhe. Banorët edhe pse janë autoktone, nuk trashëgojnë dokumenta pronësie dhe për pasojë janë përballur së fundmi me proçedime për riparimin e kullave. Ndarja e kufinjve vijon ende të jetë funksionale nga ajo çfarë u është trashëguar prej të pareve dhe mundesite e zhvillimit të metejshëm janë praktikisht zero. Edhe pse kanë kërkuar nga shteti Shqiptar ndërhyrje në këtë drejtim, deri më sot zgjidhja ka munguar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here