“Vllaznia B”- Burreli,  në “R. Rusi”

0
813

Pusi: Kërkojmë fitoren e radhës kete fundjave

Vllaznia B-Burreli, është njëri nga çiftet e javes së nëntë të kampionatit kombëtar të futbollit për kategorinë e parë. Takimi në fjalë luhet ditën e shtunë në stadiumin “Reshit Rusi” dhe paraqet interes për kuqeblutë e B-se, të cilët pas dy fitoreve radhazi me Besen në shtëpi dhe Erzenin në transferte kërkojnë fitoren e radhës për t’u ngjitur në klasifikimim. Sulmuesi i ri dhe me perspektive, Belajdi Pudi, i cili ishte shënues i golit të parë përballë Erzenit në transferte është optimist se Vllaznia do ta bëjë realitet një gjë të tillë.

Pusi flet edhe per eksperiencen që po kalon pranë Vllaznisë B duke falenderuar trajnerin Kraja për hapësiren që po krijon duke luajtur në formacion.

Por, krahas Vllaznia B ku aktivizohet në kategorinë e parë, Pusi është kontigjent edhe i ekipit të parë duke vijuar të stervitet nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka me objektivin që në një të ardhme të shpejtë të marrë besimin e stafit për aktivizim.

Pas javës së tetë, Vllaznia B renditet në vendin e tetë me tetë pikë në grupin A, e ndjekur nga Tërbuni I Pukës dhe Burreli me nga 7 dhe 3 pikë, ndërkohë që tabelen e klasifikimit e kryeson Kastrioti me 20 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here