“1 milion dollarët e PD-së”/ Ndoka mbron Bashën: “Rilindësit” po veprojnë si komunistë!

0
1185

Pas akuzave të Partisë Socialiste ndaj Partisë Demokratike se ka lobuar në SHBA, me para që u fshihet burimi i financimi, ka reaguar deputeti Nard Ndoka.

Në një postim në “Facebook”, Ndoka thotë se PS po i kundërpërgjigjet me akuza, denoncimeve të bëra çdo ditë nga opozita për “ministrat, deputetët e kryetarët e bashkive të rilindjes, si të lidhur me grupet kriminale dhe të përfshirë në trafikimin e drogës”.

POSTIMI I PLOTE

Komunistët vazhdojnë me të njëjtin sllogan: “Sulmit t’i përgjigjemi me sulm”!

Basha e Opozita po i akuzon çdo ditë ministrat, deputetët e kryetarët e bashkive të rilindjes, si të lidhur me grupet kriminale dhe të përfshirë në trafikimin e drogës!

Balla, me porosi të kryetarit, akuzon Bashën se ka firmosur marrëveshje me kompaninë amerikane për zgjedhjet!

Opozita – sulm grupeve kriminale e drogës!

Rilindja – sulm Opozitës dhe SHBA-ve!

O komunista, përgjigjuni;

pastaj sulmoni!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here