Dhuna në familje, zyrë për ndihmë ligjore në Ministrinë e Drejtësisë

0
854

 

Inaugurohet zyra e ndihmës ligjore në Ministrinë e Drejtësisë dhe ajo e koordinimit për trajtimin me efikasitet të rasteve të dhunës në familje.

Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, Ministria e Drejtësisë, ajo e Brendshme dhe e Shëndetësisë, nënshkruan një marrëveshje e cila parashikon bashkëpunim mes institucioneve me qëllim dhënien e ndihmës në kohë reale të çdo rasti dhune ndaj vajzave dhe grave.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se nevojitet një adresim i shpejtë në kohë mes institucioneve. Sipas saj, inaugurimi i kësaj zyre është një derë e hapur e shtetit për viktimat e dhunës në familje. “Adresim më të mirë rasteve të dhunës në familje, dhunës ndaj vajzave dhe grave. Kjo zyrë do të jetë një derë e hapur e shtetit, një mekanizëm më i mirë për të adresuar më shpejt rastet e dhunës në familje. Kjo zyrë do të shërbejë si një Task-Forcë. Ndaj jemi shpresë plotë se ky mekanizëm i ri do ndihmojë në koordinimin e veprimeve mes institucioneve”, u shpreh Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here