Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka akuzuar ish-zv.ministren e Brendshme, Elona Gjebrea se ka udhëtuar drejt Greqisë me makinën e Habilajve.
“Elona Gjebrea ka udhëtuar më shumë se njëherë me makinë ne drogës së Habilajve. Ndaj ajo duhet të sqarojë publikisht, pse udhëtoi privatisht për në Greqi. Pse nuk udhëtoi me makinë dhe shoferin e saj? Pse nuk udhëtoi me makinën e saj private. Duhet të përgjigjet nëse është takuar me Habilajt, nëse po, për çfarë ? Cilët drejtues të lartë të shtetit ka informuar?