Thursday, April 25, 2024
Home Uncategorized Majko me të rinjtë: Shqipëria s`ka nevojë për deputetë e drejtorë

Majko me të rinjtë: Shqipëria s`ka nevojë për deputetë e drejtorë

0
800

Deputeti socialist Pandeli Majko deklaron se qeverisja do të krijojë më shumë hapësira për arsimim dhe formim profesional për të rinjtë, duke theksuar se Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për drejtorë dhe deputetë. Deklarata u bë në Samitin e Studentëve të organizuar nga forumi rinor i PS. Kreu i FRESSH Eljo Hyska tha se të rinjtë janë mundësia më e mirë për transformimin e vendit.

Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për drejtorë dhe deputetë, por edhe për zanatçinj dhe profesionistë.

Kështu ëshë shprehur deputeti i PS, Pandeli Majko, njëherësh ish-kryeministër i vendit gjatë fjalës së mbajtur në “Samitin e Studenteve 2K18” që u mbajt të premten në Tiranë nën organizimin e FRESSH.

Majko theksoi se vëmendja për të rinjtë do të rritet me qëllim garantimin e arsimimit dhe më pas të punësimit e tyre duke u krijuar hapësira edhe në administratën shtetërore.

Majko: Shqipëria ka nevojë jo vetëm për drejtorë e deputetë, por edhe për marangozë dhe elektriçsitë të mirë. Nga 3 mijë nxënës që gjetëm në arsimin profesional aktualisht janë regjistruar 27 mijë dhe në 2021 do të jenë në arsimin profesional në shifrën e kufijve 50 mijë. Ne do të forcojmë mekanizmin e punësimit të drejtpërdrejt të studentëve ekselentë në administratën shtetërore. Në vendet e reja të punës që do krijojmë në mandatin e dytë do të jenë kryesisht për të rinjtë.

Nga ana tjetër, kryetari i FRESH, Eljo Hyska gjatë fjalës së tij shprehu besimin se të rinjtë me energjinë e tyre do të mundësojnë transformimin e shpejtë të vendit.

Hysko: Ne si FRESSH shpresojmë te aktivizimi rinor. Besojmë tek nisma rinore dhe besojmë se energjia e të rinjve mund të bëjë transformimin më të shpejtë dhe më të mirë të shoqërisë shqiptare. Ne besojmë se të rinjtë mund të bëjnë që ky vend të bëhet më i begatë.

Samiti i Studentëve organizuar nga FRESH përgjatë tri ditëve, është një iniciativë  që synon vendosjen e ”Objektivave Rinore 2018” nëpërmjet punës së përbashkët të të rinjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here