Rama rrit fondet për trashëgiminë kulturore: Për herë të parë regjistër dixhital

0
793

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në buxhetin 2018 janë caktuar më shumë fonde për Ministrinë e Kulturës.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut kreu i qeverisë buxheti është 13 % më i lartë, që do të thotë 237 milionë lekë më shumë se në 2017-ën. Mes të tjerash në videon e publikuar nga kryeministri shihet se për herë të parë do të bëhet edhe regjistri dixhital për objektet e trashëgimisë kulturore.

“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë informacion mbi përmasën e rritur të mbështetjes me Buxhetin 2018 edhe për Kulturën e Trashëgiminë tonë të çmuar historike duke e forcuar si instrument zhvillimi ekonomik dhe mirëqenieje, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”, thuhet në mesazhin e Ramës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here