Raporti i Eurostat për rrugët më të rrezikshme, Shqipëria kryeson për viktimat nga aksidentet

0
1612

Shqipëria rezulton ndër vendet më të rrezikshme, për shkak viktimave të shkaktuara në rrugë. Sipas studimit, përdoruesit e rrugëve në Shqipëri, janë tepër të ekspozuar ndaj aksidenteve. Eurostat vëren se Shqipëria është ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë në Evropë për shkak të aksidenteve në rrugë. Në vend të parë renditet Kazakistani, pas tij Kirgistani, Rusia dhe Shqipëria është e katërta, në një vend më lart, por shumë pranë Taxhikistanit.

Ndërkaq në hartën e publikuar nga Eurostat janë ngjyrosur me ngjyra të ndryshme vendet e Evropës në raport me vdekshmërinë nga aksidentet. Vendet me numrin më të partë të viktimave për 100 000 banorë, janë ngjyrosur në hartë me ngjyrën e kuqe, dhe e tillë është edhe Shqipëria, m 2-0-25 viktima për 100 000 banorë ndërsa vendet me të sigurta janë ngjyrosur me ngjyrë jeshile.

Në vend të parë për sigurinë rrugore është Norvegjia me 0-3 viktima për 100 000 banorë ndërsa menjëherë pas saj renditet Malta, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuara duke lënë pas shumë vende të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here