“Loro Boriçi” nuk i sjell fat kombetares se femrave
Shqipëria në futboll për femra nuk ka mundur t’i bëjë ballë Polonisë, e cila falë një kualiteti në përbërjen dhe cilësi të formacionit të saj ka arritur të fitojë me rezultatin 1 me 4. Shqipëri-Poloni, dy skuadra që bëjnë pjesë në grupin e dytë kualifikues për eleminatoret e botërorit “France 2019” është luajtur mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. 45 minutëshi i parë ka nisur me një presion nga skuadra mike, e cila shumë shpejt shënon dy gola me anë të Sikores në të 4-tërten minute dhe Guscioras në të 13-ten minutë. Me këtë fillim kaq produktiv, përballë një Shqipërie të re dhe pa përvojen e duhur, duket se polaket do të regjistrojnë goleadë në këtë ndeshje ndaj Shqipërisë. Por nuk ndodhë ashtu, sepse me orientimet e trajnerit Grima, Shqipëria nis të dalë nga presioni psikologjik duke ndërmarrë disa kundrasulme me autore Bajramin, Doçin dhe Franjen. Megjithatë, kur pritej goli shqiptar, janë përsëri polaket që në minute e 36-të shënojnë golin e tretë me anë të Ëinczo. Futbollistet kuqezi vijojnë të luajnë mirë edhe në pjesen e dytë ku përsëri rrezikojnë me anë të Doçit dhe Begollit, por një gabim në mbrojtje, por edhe i portjeres në dalje bën që polaket të shënojnë golin e katërt me të njëjtën autore, Ëinczo. Futbollistet kuqezi nuk dorëzohen duke gjetur forca në rikhimin e lojës sulmuese. Dhe, vjen minuta e 78-të, kur një aksion model nga e majta e sulmit kuqezi me protogoniste Krasniqin e aktivizuar nga Grima në pjesen e dytë në vend të Bajramajt. Pasimi i saktë për Megi Doçin, bën që futbollistja e Vllaznisë ta dërgojë topin në të majtë të portjeres mike. 1 me 4 për për polaket, duke e bërë edhe më të bukur dhe më emocionuese pjesen e mbetur të ndeshjes që përsëri ka për protagonist futbolllistet tona. Gjithsesi nuk ka më kohë për ndryshim të rezultatit sepse vërshëllima përfundimtare fikson shifrat 1 me 4 për Poloninë.
Pas përballjes me Poloninë, kombëtarja kuqezi udhëton drejt Zvicres për t’u ndeshur mbrëmjen e së martes me kombëtaren vendase, skuadër e cila konsiderohet më e forta e grupit të dytë ku bën pjesë edhe Shqipëria.