Burgu i ri i Shkodres drejt perfundimit,ministria e Drejtesise kerkon 342 punonjes

0
5234

Burgu i ri i Shkodrës është në mbyllje të punimeve të tij dhe shumë shpejt do të presë të burgosurit e parë.

Duke qenë se do të jetë një burg që do të krijohet nga e para, ky institucion kërkon staf të ri. Dhe për këtë qëllim ministria e Drejtësië ka shpallur konkursin e hapur për 342 vende pune në Burgun e Shkodrës.

Sipas njoftimit të ministrisë 327 vende të lira pune janë pozicione për punonjës të rolit bazë, ndërsa 15 pozicione të tjera për punonjës të rolit të mesëm.

Sipas kontratës me firmën e ndërtimit, godina e këtij institucioni të ri do duhet të dorëzohet në datën 3 dhjetor. Deri në këtë datë do të pranohen dhe aplikime për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të punojnë në burgun e Shkodrës.

Për të aplikuar, personat e interesuar mund të dërgojnë dokumentacionin përkatës në postën elektronike të ministrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here