Jepet drita e gjelbër për transferimin e licensave të Plus

0
897

 

Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë këto ditë OK për një marrëveshje, të arritur midis dy operatorëve të telefonisë celulare që operojnë në tregun shqiptar: Vodafone Albania dhe Telekom Albania, për marrjen me transferim të frekuencave që përdoren aktualisht nga operatori tjetër, Plus Communication. Ky i fundit ka shitur licensat që zotëron për përdorimin e frekuencave në brezat 900, 1800 dhe 2.100 Mhz. Më parë, transferimi i përdorimit të frekuencave ishte miratuar edhe nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Sipas statistikave të AKEP-it, operatori Plus ka 208 mijë përdorues aktivë.

Pas mbylljes së aktivitetit të kompanisë Plus, secili përdorues i telefonisë celulare do të ketë të drejtë të zgjedhë operatorin ku dëshiron që ta bartë numrin. Ndër aksionerët kryesorë të Plus janë Union Group, Alba Trade, Vjollca Hoxha, etj. Në fillim ka qenë aksioner kryesor edhe Telekomi i Kosovës, që më pas mbajti një numër të vogël aksionesh. Pjesa e Plus në shërbimet e komunikimit të lëvizshëm ka qenë rreth 5%.

Autoriteti i Konkurrencës, në vlerësimin e vet lidhur me këtë transaksion të rëndësishëm, thekson se dalja nga tregu e operatorit me tarifa më të larta terminimi do të krijojë kushte për vazhdimësinë e një konkurrence optimale mes operatorëve të mbetur, me përfitime për klientët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here