Saturday, April 20, 2024
Home sociale Rrezimi i shtylles elektrike rrezikoi tragjedi ne Shkoder…

Rrezimi i shtylles elektrike rrezikoi tragjedi ne Shkoder…

0
2753

Prane saj, nje shtylle betoni prej prej muajsh OSHEE-ne

Kjo shtylle elektrike e improvizuar me lende drusore, rrezikoi te shkaktonte tragjedi ne lagjen e komunitetit rom, pertej Ures se Bunes, me kabllot e rena ne rruge. Ajo u rrezua gjate kalimit te nje automjeti te tonazhit te larte, nderkohe qe aty prane luanin femijet si dhe qarkullimi i autoveturave ishte i dendur.  U krijua nje gjendje alarmante per banoret e kësaj lagjeje, te cilet theksojne se as nga OSHEE dhe as nga Bashkia nuk eshte shqetësuar njeri per raste te tilla te perseritura shpeshherë.

Jo me larg se 10 metra nga shtylla e rrezuar, prej disa muajsh eshte vendosur nje shtylle e re betoni per lidhjen e kabllove elektrike. Por vetem kaq, pasi akoma nuk eshte instaluar ne te rrjeti elektrik dhe, siç duket, eshte harruar fare ekzistenca e saj. Shpresohet qe OSHEE Shkoder pas rastit te fundit te rrezimit te shtylles se drurit, te kujtohet se aty prane e pret prej kohesh nje shtylle betoni per rrjetin elektrik te kësaj lagjeje, dhe jo te vazhdojne kabllot te lidhen ne listela !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here