Nëse nuk ndërhyhet për rehabilitim, rrezikohet edhe Bahçalleku

Renia e nivelit te prurjeve ujore te Drinit eshte e tille sa me veshtiresi dallohet pak rrjedhe edhe tek Ura e Bahçallekut ! Jane te paketa rastet kur fundi i nentorit shoqerohet me kete thatesire ne luginen e Drinit. Ne hapesiren me te gjere te ekosistemit dhe  te shtratit te Drinit ne zonen e Shkodres, Kuç – Beltoje – Bahçallek, mund te qarkullosh edhe ne kembe ! Nderkohe kjo situate ka nxjerre ne drite gjendjen e rende te këtij ekosistemi si nga marrja prej vitesh e inerteve pa asnjë kriter, ashtu dhe mungesen e nje projekti per sistemimin e kësaj hapesire, e cila eshte lene ne meshiren e fatit, drejte degradimit, ashtu si dhe shtrati i Kirit.  Kryeinspektori i Inspektoriatit Shteteror te Mjedisit per Qarkun e Shkodres, Edmon Terthorja, thote se eshte i nevojshme bashkëpunimi i disa institucioneve, per sistemimin dhe disiplinimin e zonave te tilla mjedisore:

Nisur nga niveli minimal i prurjeve te Drinit per shkak te thatësires se tejzgjatur dhe rezervat ujore te hidrocentraleve, kete dimer nuk ka gjasa per përmbytje, pasi sado qe te rritet vershimi i ujerave, duhen se paku 2 muaj me reshje te dendura qe kaskada e Drinit te filloje shkarkimet. Nderkohe situata eshte e favorshme per nje inspektim teresore ne terrenin konkret te kësaj hepesire nga specialistet, me qellim përgatitjen e nje projekti rehabilitues  per  kë zone pasi nese lihet ne kete gjendje edhe per pak vite, atehere ajo rrezikon te shkatërrohet teresisht e bashke me te edhe Bahçalleku.

LEAVE A REPLY