Kapiteni i kënaqur me ecurinë e ekipit, premton fitore të tjera
Tre gola të shënuar nga ana e tij brenda javes kanë bërë që Gilman Lika të jetë në qëndër të vemendjes së opinionit sportiv. Fillimisht goli me Lushnjen në mesjavë dhe me pas dopieta me Luftetarin, qe i dha fitoren Vllaznise, kane bere qe kapiteni te spikase per formen e tij sportive.
Vllaznia ka sfida te tjera te rendesishme perpara. Të mërkuren Shkodranet janë mysafirë në kryeqytet për t’u ndeshur me Tiranen në “Selman Stermasi” për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që të dielen përsëri në “Loro Boriçi” për kampionat, këtë radhë përballë Laçit.
Në pritje të dy ndeshjeve të kësaj jave, kuqeblutë kanë filluar menjëherë nga përgatitjet me seancen e paradites së hënë të zhvilluar në palester, ndërkohë mesditen e së martes është seanca tjetër dhe menjëherë nisja drejt kryeqytetit për t’u ndeshur të mërkuren me bardheblutë.