Tritan Shehu vizite ne Athine: Shteti Shqiptar duhet ti mbeshtese bashkatdhetaret te permbytur

0
659

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka zhvilluar një vizitë në Mandra të Athinës, ku ka takuar bashkatdhetarë që u prekën nga përmbytjet masive që përfshinë këtë zonë.

 

 

Në një status në faqen e tij të “Facebook”-ut, Shehu pohoi se dëmet ishin shumë të mëdha. Mes të tjerash ai shtoi se është e domosdoshme mbështetja aktive nga Shteti Shqiptar si dhe institucione te ndryshme tonat.

MESAZHI I SHEHUT
Fillova këtë vizite pune ne Athine me takimin me bashkatdhetarët e përmbytur e te dëmtuar rende ne Mandra. Ishte një fatkeqësi shume e rende natyrore, qe beri te humbin shume jete njerëzish, si dhe solli dëme te pa llogaritshme materiale për te gjithë, greke e shqiptare.
Ngushëllimet me te thella për viktimat!
Te gjithë solidaritetin te dëmtuarve nga Kryetari Basha, nga PD, dhe nga unë personalisht!
Është e domosdoshme edhe një mbështetje aktive e konkrete nga Shteti Shqiptar si dhe institucione te ndryshme tonat.
Kryqi i Kuq i Shqipërisë mund te luaje një rol te rëndësishëm ne tejkalimin e këtyre pasojave shkatërrimi e vuajtjeje për ata qytetare.
Shpresoj qe normaliteti te kthehet sa me shpejt ne Mandra!
Photo1

Photo4

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here