De Biazi uron popullin shqiptar per Diten e Pavarsise: “Sot është dita e krenarisë sonë”

0
872

Ish-trajneri që shkroi historinë me Kombëtaren kuqezi, Xhani De Biazi, nuk e harron Shqipërinë. Edhe pse po kalon një moment të vështirë pas shkarkimit nga skuadra e Alaveshit, italiani nuk ka ngurruar të urojë popullin shqiptar për Ditën e Pavarsisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se, “Sot është dita e krenarisë sonë”.

 

 

Shqipëria është nënshtetësia e dytë për 61-vjeçarin, dhe nuk mund të mungonte një urim i tij në këtë ditë të shënuar për Kombin shqiptar.

URIMI I DE BIAZIT

Urime Shqiperi, 105 vjet shtet! Sot eshte dita e krenarise sone! Gezuar Diten e Pavaresise! Gezuar!

Auguri Albania per i 105 anni di Indipendenza! Oggi è il giorno dell’orgoglio Nazionale. Gezuar!
urimi debazit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here