Kryedemokrati uron shqiptaret per 105 vjetorin e pavaresise

0
712

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar shqiptarët për 105 vjetorin e pavarësisë. Nga memoriali i Varrezave të Dëshmorëve në Tiranë, Basha tha se kjo është një ditë që na kujton sakrificat e madha që kanë bërë shqiptarët për liri dhe pavarësi.

“Gëzuar 28 Nëntorin, këtë ditë të madhe dhe të bekuar që na bashkon si komb. Sot është dita kur nderojmë heronjë e lirisë dhe pavarësisë. Nga koha e Gjergj Kastriot Skënderbeut deri luftërat e fundit çlirimtare të shqiptarve, 28 Nëntori është dita që na kujton ne si komb sakrificën e madhe që liria dhe pavarësia kanë pasur ndër shekuj për shqiptarët. Po kështu, na kujton peshën e përgjegjësise se brezit te ri dhe shqiptareve sot për Shqipërinë europiane dhe demokratike, si thirrjen më të lartë dhe nderimin më të madh për sakrificën e heronjëve të lirisë dhe pavarësisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Gëzuar të gjithëve”, tha ndër të tjera Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here