Kryemadhi: Te reflektojme per gabimet dhe arritjet tona ne keto 105 vite histori

0
744

Festat kombëtare të 28-29 nëntorit ndajnë Partinë demokratike nga LSI, e cila siç e do tradita e partive të majta feston me PS ditën e pavarësisë dhe atë të Çlirimit.

Duke lënë pas akuzat dhe ndasitë politike, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shfaq në Elbasan në krah të kryebashkiakut të PS, Qazim Sejdini

Mesazhi i ishte i thjeshte dhe nënkuptues: Të reflektojmë për arritjet dhe gabimet në këto 105 vite shtet

KryemadhiNë këto 105 vite histori ne duhet të reflektojmë si politikë dhe si popull për të gjitha arritjet dhe  gabimet tona kështu të gjithë së bashku ju uroj gëzuar 28 nëntorin për të qenë të pavarur dhe të jemi të lirë për ta zhvilluar vendin tonë.

Në të gjithë vendin, palët politike u bënë bashkë vetëm për ceremoninë e ngritjes së flamurit në përkujtim të 105 vjetorit në pavarësisë, ndërsa më tej demokratët iu drejtuan varrezave të Dëshmorëve pasi për ta 28 nëntori shënon edhe Ditën e Çlirimit.

Nga Shkodra, deputeti demokrat Romeo Gurakuqi foli edhe në cilësinë e historianit mbi ndasinë politike

Guragukuqi: Në kapërcyell midis datës 28 dhe 29 nëntor 1944 ka ndodhur largimi i trupave gjermane. Këtu nuk është problem data 28 apo 29, por ajo që ndodhi më mbrapa.

Korça përcolli një mesazh bashkimi, ndërsa festës së pavarësisë nuk i mungoi mesha e flamurit në katedralen Ringjallja e Krishtit dhe më tej vizita në xhaminë “Iljaz Bej Mirahori”.

Ndërsa demokratët nuk u bënë pjesë e festimeve në Berat, në Fier 105 vjetori i pavarësisë e bashkoi politikën

Kryebashkiaku demokrat i Kukësit në ceremonitë e rastit kërkoi nga qeveria fonde për rikonstruksinin e varrezave të dëshmorëve, ndërsa ai i Lezhës apeloi për të bërë më të mirën për kombin shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here