Oxfam: Shqipëria dhe 3 vendeve të Ballkanit në “listën e zezë” të taksave

0
805

Një javë përpara se Komisioni Evropian të miratojë një listë të zezë për parajsat fiskale, organizata kundër varfërisë Sofam, ka publikuar një listë me 35 vende duke përfshirë katër shtete anëtarëve të Bashkimit dhe katër të tjera nga Ballkani Perëndimor.

Lista pritet të publikohet të martën e ardhshme dhe përfshirja në listën e zezë nuk shoqërohet me sanksione ekonomike.

Zëdhënësja e Komisionit Europian Vanessa Mock, e cila u pyet sot për të komentuar mbi raportin e Oxfam, tha se njoftimi i së martës do të jetë kulmi i dy viteve punë.

Oxfam duke përdorur kriteret e BE-së ka shqyrtuar 92 vende si dhe 28 vendet anëtare të Unionit.

Sipas analizës, të paktën 35 vende jo-anëtare të BE duhet të përfshihen në listën e zezë të taksave të BE-së. Në këto vendet Bahamas, Bermuda, Ishujt e Virgjër Britanikë, Ishujt Kajman, Jersey dhe parajsa të tjera të njohura tatimore.

Por katër shtete anëtare të BE-së përfshihen: Irlanda, Luksemburgu, Holanda dhe Malta, si dhe vendet që shpresojnë të bëhen anëtare të BE-së, si Shqipëria Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here